E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shqiptarët babë e bir mbyten në det

Dy pjesëtarë të një familjeje me origjinë nga Lushnja, babë e bir, janë mbytur në det. Nga informacionet që vijnë nga burime lokale mësohet se djali 17-vjeçar kërkoi ndihmën e të atit për të dalë nga deti, pasi nuk ndihej mirë. I ati, 42-vjeç, u fut menjëherë në ujë por nuk e gjeti dot adoleshentin.

42-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e infarktit. Pushuesit e tjerë që ndodheshin pranë tentuan t’i ndihmojnë, por arritën të nxjerrin vetëm trupin e pajetë të burrit. Kërkimet për trupin e të riut vazhdojnë ende.

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në këtë zonë kanë filluar të dhurojnë nga 50 euro secili, për të siguruar shumën e 3 mijë eurove që nevojiten për kthimin e trupave në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›