SHBA-Serbisë: Largo Vuk Jeremiçin!
Lajmin e bën publik sot e përditshmja e Beogradit “Blic”, e cila bazohet në burime të mirëinformuara diplomatike. Sipas gazetës, SHBA-të kanë këshilluar Serbinë të ecë përpara dhe të harrojë Kosovën, por “kjo nuk është e mundur derisa këtë çështje e udhëheq ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremic”.
“Blic” thekson se pozicioni i Jeremiçit ka filluar të lëkundet edhe brenda Serbisë, pasi opozita e akuzon se ka këmbëngulur që çështjen e Kosovës ta çojë deri në GJND, ku në fund ka humbur. Gjithashtu SHBA-të dhe BE-ja i kërkojnë Serbisë të mos këmbëngulë për rezolutë mbi Kosovën në OKB, ose të paktën të mos këmbëngulë për bisedime rreth statusit të Kosovës.
“Megjithatë, nëse Serbia vendos të paraqesë një rezolutë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, edhe SHBA-të dhe Shqipëria do të paraqesnin rezolutën e tyre”, shkruan “Blic”.