E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garda e Berishes dhunon kameramanin e Fix Fare ne Tunelin e Krrabes

fiks1

Një grup xhirimi i emisionit Fiks Fare është ndaluar dhe kërcënuar nga Garda e Republikës si edhe i janë sekuestruar pamjet filmike të xhiruara në inaugurimin që kryeministri i vendit i bëri tunelit të Krrabës paraditen e së dielës. 

Operatori Eno Cucallari është ndaluar të xhirojë pak momente para se të nisë fjalimi i kryeministrit, ndërsa në kërcënim e sipër i kanë marrë edhe kasetën që kishte xhiruar mitingun e organizuar me këtë rast nga Partia Demokratike.

Mesa duket këtë radhë shqetësimi nuk ka qenë pjesëmarrja në mitingje, e cila ka kohë që është në investigimin e emisionit Fiks Fare, por lëvizjet dhe përgatitja e vetë kryeministrit përpara fjalimit që do të mbante me këtë rast. Fiks Fare do ta ketë në fokusin e saj në emisionin e të hënës, si edhe do të zbulojë mënyrën se si u urdhërua për kërcënimin dhe sekuestrimin e kasetës filmike.

Urdhëri i Gardës së Republikës është i paprecedentë dhe dhunon të drejtën që rrjedh nga kushtetuta e vendit për informim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›