E Diel, 1 Nëntor 2026

PBDNJ: Do mbrojmë dhe do ruajmë të gjitha objektet fetare që po vidhen e shkatërrohen

logo pbdnjPartia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka reaguar pas dhunimit dhe vjedhjes së objekteve me vlerë në kishën e Shën Gjergjit në fshatin Shipske të Voskopojës.

Sipas PBDNJ, rastet e vjedhjes së kishave dhe objekteve të tjera të kultit po përsëriten shpesh, duke rrezikuar përdhosjen dhe zhdukjen e vlerave të pazëvendësueshme etno-kulturore.

Në këto kushte protestojmë me forcë për këto akte dhune dhe në të njëjtën kohë kërkojmë solidaritetin e të gjithë qytetarisë korçare dhe institucioneve të shtetit për ta dënuar këtë akt, si dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente që të zbardhen sa më shpejt ngjarjet duke vënë para drejtësisë fajtorët.

Sigurojmë banoret e qarkut Korçë se PBDNJ do të ndërmarrë iniciativën dhe nismën për të përmirësuar kushtet për ruajtjen e të gjitha kulteve fetare si dhe për të forcuar kuadrin ligjor në mbrojtje të institucioneve fetare.

Ju bëjmë thirrje forcave të tjera politike të ndërpresin për disa çaste fushatat elektorale dhe të bashkohen me ne, në shenjë respekti për besimet fetare dhe atmosferën e bashkëjetesës së shkëlqyer fetare në rajonin tonë.

Çdo tunel i hapur, çdo rrugë, shkollë etj, nuk do të sjellin asnjëherë dritë në qoftë se nuk do të dënojmë ata që me dorën e tyre duan të na heqin dritën e besimit te Zoti, thuhet në një deklaratë të PBDNJ./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›