E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenerali: Rama kërkoi një objekt ushtarak për ta bërë shkollë, por sia dhanë. Ndërkohë po abuzohet me 800 prona

imamiGjenerali i shkarkuar, Dhori Spirollari, në një intervistë për gazetën Shekulli, thotë se janë plot 800 prona të ushtrisë, kryesisht ish- reparte, me të cilat po abuzohet nga Ministria e Mbrojtjes.

Spirollari përmend një rast, kur një repart ushtarak në Kodër- Kamëz u kërkua nga ish- kryetari i Bashkisë, Edi Rama, që të bëhej shkollë, por nuk iu dha.

Ccështja e abuzimit me këto prona të ushtrisë, që ndodhen në pikat më të mira në vend, është në qendër të vëmendjes prej kohësh.

Spirollari akuzon Ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami se merr vendime në mënyrë individuale ose nga një grup shumë i ngushtë njerëzish. Sipas tij, vendimet nuk merren mbi bazë procedurash dhe as nuk diskutohen e vendosen në Shtabin e Përgjithshëm.

Spirollari akuzon po ashtu se janë ngritur shumë struktura të panevojshme brenda Ministrisë së Mbrojtjes aq sa tani ka drejtorë pa vartës dhe struktura paralele./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›