Garda në Iran kërkon hakmarrje
Garda Revolucionare në Iran ka premtuar një reagim shkatërrimtar ndaj sulmit, si pasojë e së cilit u vranë disa komandantë të lartë të Gardës, ka njoftuar sot televizioni shtetëror, në momentin kur numri i të vrarëve si pasojë e këtij sulmi u ngrit në 42.
Duke intensifikuar akuzat në adresë të perëndimit, se ka përkrahur ata që ndërmorën sulmin e së dielës në juglindje të Iranit, njëri prej oficerëve më të lartë të Gardës theksoi se SHBA-ja dhe Britania kanë trajnuar terroristë në shtetet fqinje.
Pakistani dënoi këtë akt të terrorizmit, i cili u ndërmor në rajonin në afërsi të kufirit të Iranit me Pakistanin dhe mohoi sugjerimet e Teheranit se agjentët pakistanezë të sigurisë kanë bashkëpunuar me sulmuesit.
Sulmi në provincën Sistan-Baluchistan ka dëshmuar për jostabilitetin në rritje në këtë rajon, në brezin kufitar të Iranit me Pakistanin dhe Afganistanin.
Shumë pjesëtarë të pakicës sunite jetojnë në këtë rajon të varfër, i cili së fundi është përballur me një intensifikim të dhunës.
Të dielën, mediet iraniane theksuan se grupi lokal i kryengritësve sunitë, i njohur me emrin Jundollah, ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin, i cili u ndërmor gjatë një takimi mes pjesëtarëve të Gardës me udhëheqësit e fiseve lokale.
Së paku 42 të vrarë dhe me dhjetëra të plagosur si pasojë e sulmit terrorist në juglindje të Iranit, njoftoi televizioni shtetëror i Iranit.
Në raport gjithashtu u theksua se në mesin e të vrarëve ka edhe udhëheqës të fiseve dhe civilë dhe se Garda është zotuar se reagimi i saj do të jetë shkatërrimtar.
Takimi në qytetin e Sarbazit u bë në kuadër të përpjekjeve për të forcuar unitetin mes shiitëve dhe sunitëve, ndërsa Garda theksoi se sulmi ka për qëllim nxitjen e dhunës ndërfetare në rajon.
Sistan-Baluchistani është skenë e përleshjeve të vazhdueshme mes forcave të sigurisë, kryengritësve sunitë dhe bandave të armatosura të drogës.
Jundollah, grup ky i cili akuzon qeverinë për diskriminim të sunitëve, është fajësuar për shumë incidente të përgjakshme gjatë viteve të kaluara.
Zyrtarët iranianë për përfshirje kanë akuzuar edhe SHBA-në dhe Britaninë, akuzë kjo e cila është mohuar nga Washingtoni, i cili ka dënuar gjithashtu sulmin.
Baza e terroristëve dhe e kryengritësve nuk ka qenë në Iran. Ata janë trajnuar nga amerikanët dhe britanikët në disa shtete fqinje, deklaroi komandanti i forcave tokësore të Gardës, gjenerali Mohammad Pakpour.
E përditshmja pro-qeveritare, Kayhan, akuzoi Izraelin, duke e cilësuar sulmin si krim të ri, për të cilin përgjegjës është agjencia izraelite për inteligjencë, Mossad.
Garda, ndikimi i së cilës është shtuar që nga ngritja e Mahmoud Ahmadinejadit në pushtet, në vitin 2005, ka luajtur një rol vendimtar në shypjen e protestave, të cilat shpërthyen pas zgjedhjeve të kontestuara në Iran, në qershor të këtij viti.
Në letrën dërguar Ahmadinejadit, presidenti rus, Dimitri Medvedev, ofroi ndihmën e vendit të tij në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.
Vetë Ahmadinajad akuzoi Pakistanin për bashkëpunim me personat, të cilët qëndrojnë prapa sulmit.
Jemi të informuar se agjentët e sigurisë në Pakistan janë duke bashkëpunuar me elementet kryesore të këtij incidenti terrorist. Ne konsiderojmë se është e drejtë e jona që të kërkojmë nga ata këta kriminelë, tha Ahmadinejad.
Megjithatë, këto akuza u mohuan nga ministria e Jashtme e Pakistanit.