E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perëndimorët gjithnjë e më radikal

Një numër gjithnjë e më i madh i rekrutëve nga Perëndimi, përfshirë këtu edhe amerikanë, po udhëtojnë për në Afganistan dhe Pakistan, për të ndjekur trajnimet në kampet për militantët islamikë, ka njoftuar gazeta amerikane, Washington Post.

Duke cituar zyrtarë anonim anti-terroristë nga SHBA-ja dhe Europa, kjo gazetë ka theksuar se vala e rekrutëve ka vazhduar, pa marrë parasysh fushatën e intensifikuar të CIA-s gjatë vitit të kaluar, për të eliminuar komandantët e Al Qaidës dhe të talebanëve, nëpërmjet të sulmeve me fluturake pa pilot.

Që nga janari, së paku 30 rekrutë nga Gjermania ka udhëtuar për trajnim në Pakistan, u theksua në raport, në të cilin u cituan disa zyrtarë gjermanë për siguri.

Rreth 10 prej tyre janë kthyer në Gjermani gjatë këtij viti, gjë që ka shtuar brengën se janë duke u zhvilluar komplote të reja, për të sulmuar shënjestra në Europë, theksoi gazeta.

Mendojmë se kjo mjafton, për të dëshmuar se sa është kërcënimi serioz, deklaroi një zyrtar i lartë gjermanë për anti-terrorizëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›