Ofrohen 1 milionë dollarë për makinën e Ahmadinexhadit

Makina e presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad, e cili është nxjerrë në ankand për qëllime humanitare, ka marre nje oferte prej 1 milion dollarëve.
Agjencia e lajmeve IRNA citoi kreun e Organizatës Sociale të Mirëqenies, Ahmad Esfandiari, të ketë thënë se oferta vjen nga një vend arab, dhe dëshiron makinën e Ahmadinexhadit për koleksion privat.
Ahmadinexhad e ka nxjerrë në shitje automjetin "Peugeot" të vitit 1977, për të ndihmuar të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuar.
Analistët thonë se ky hap është nje përpjekje për të fituar simpatinë tek te rinjte.Raportohet se ankandi do të mbahet nga mesi i shkurtit.