E Diel, 1 Nëntor 2026

Garë kokë me kokë mes Obamas dhe Romneyt

Anketimet më të fundit tregojnë se zgjedhjet presidenciale të këtij viti mes presidentit aktual amerikan, Barak Obama dhe rivalit të tij republikan, ish-guvernatorit të Massachusetsit, Mitt Romney, mund të mbërthehen në një garë tepër të ngushtë.

Disa anketime të kohëve të fundit tregojnë se mbështetja për kandidatët Obama dhe Romni është në disa raste e njëjtë, ose në disa raste presidenti ka një epërsi të vogël ndaj rivalit të tij. Kështu për shembull, një anketë e organizatës Gallup tregon se Obama dhe Romney, gëzojnë mbështetje të njëjtë, prej 46 për qind secili.

Anketimet po ashtu tregojnë se ekonomia do të jetë çështja më e rëndësishme në fushatën e këtij viti dhe kjo do të thotë se presidentit Obama do t’i duhet të shpenzojë mjaft kohë duke mbrojtur punën e tij 4-vjeçare.

“Një president në detyrë gjithmonë ka një avantazh. Por në rastin e Barak Obamës, ai përballet me faktin që ekonomia nuk ka qenë e fortë. Populli amerikan thuajse gjithmonë voton bazuar tek gjendja ekonomike. Në se do të isha i angazhuar me fushatën e zotit Obama, do të lutesha që të kishim lajme më të mira për ekonominë”, tha Ken Duberstein, i cili ka qenë shef i personelit i presidentit Ronald Regan në vitet 80-ta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›