NATO shuan një familje në Afganistan

“Sulmet në fshatin Suri Khail të qarkut Paktia kanë vrarë burrin, gruan dhe gjashtë fëmijët e tyre”, ka thënë zëdhënësi i provincës, Rohullag Sam.
Forca e NATO-s tha se është në dijeni për raportet dhe se po heton ngjarjen.
Kombet e Bashkuara thonë se rreth 8 në 10 vdekje civile në Afganistan janë rezultat i sulmeve të talebanëve ose të militantëve që kanë lidhje me Al Qaidën.
Por, vdekjet e civilëve, të shkaktuara nga NATO-ja, vazhdojnë të jenë irrutuese në marrëdhëniet e presidentit afgan, Hamid Karzai, me forcat e huaja në Afganistan.
Në të njëjtën krahinë, katër ushtarë të aleancës, mbetën të vrarë të shtunën.
Bombardimi i gabuar shkakton një tjetër krisje në marrëdhëniet delikate midis Afganistanit dhe NATO-s.
Më parë gjatë vitit, qindra mijëra afganë protestuan duke kërkuar largimin e “pushtuesve”, pas një serie skandalesh, midis të cilëve ishin edhe djegia e Kuranit, vrasja e 16 civilëve në një sulm të një ushtari amerikane dhe disa incidente tjera.