Gashi: Akuza kundër Limajt, akuzë e sms-ve

EULEX-i ka ngritur edhe zyrtarisht tashmë aktakuzë kundër Fatmir Limajt, vëllezërve të tij dhe dy bashkëpunëtorëve, ka thënë avokati i Fatmir Limaj, Tomë Gashi.
Avokati Gashi ka konfirmuar se më 7 Shkurt do të mbahet seanca e parë e kësaj lënde. Ai po ashtu ka thënë se aktakuza është e bazuar në shkëmbimin e disa mesazheve telefonike.
“Kemi marr një aktakuzë të reviduar nga prokurori i EULEX-i. Shihet se prokurorët janë larg ligjit dhe në rastin e Famtir Limaj shihen se janë larg dispozitave ligjore. Kjo aktakuzë është fyerje për drejtësinë. Burimi i aktakuzës është shkëmbimi i disa mesazheve. Prokuroria është dashur të merret se nga kanë ardhur mesazhet”, ka thënë Gashi në emisionin “Interaktiv”.
E këto mesazhe, Gashi i ka quajtur mesazhe të manipuluara të cilat janë përdorur nga prokurori për të ngritë aktakuzë.
“I kemi dy lloj mesazhe një lloj që janë nxjerr nga PTK që janë origjinale që nuk ka asnjë fjalë për aktakuzë dhe mesazhet e dyta që janë përdorë nga prokuroria”.
Më tej, Gashi ka vlerësuar kjo është më shumë luftë politike kundër Limajt, se sa që ka prova juridike.
“Aktakuzën që e kanë shndërruar se Fatmir Limaj dhe familja e tij kanë kërkuar shuma në të tenderë në vlerën e 20%” ka thënë ai.
Sipas Gashit, në bazë të aktakuzës, të akuzuarit mund të dënohen deri më 20 vjet burg dhe gjobë prej 500 mijë eurove.
“Prokurori ka zgjedh veprat më të rënda, nga krimi i organizuar deri të marrja e mitos, të cilat nuk do të mund t’i vërtetoje dhe synimi i tij është dëmtimi i imazhit të Limajt. Teorikisht mund të dënohet 20 vjet dhe 500 mijë euro” ka thënë Gashi./Indeksonline/