E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gashi: Limaj lirohet nga arresti shtëpiak

PRISHTINE - Përmes një mesazhi telefonik dërguar mediave, Tomë Gashi avokati i ish ministrit të transportit të Kosovës, Fatmir Limaj ka njoftuar se ky i fundit është liruar nga arresti shtëpiak.

Në mesazhin e Gashit thuhet, “Sikurse është pritur, është liruar nga arresti shtëpiak, Fatmir Limaj dhe gjithë bashkëluftëtarët e tjerë. Ky është lajm i mirë dhe mund të pritet edhe aktgjykimi lirues, diçka që pritet të ndodhë më 17 shtator”.

Procesi kundër Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tjerë të UÇK-së i njohur me emrin “Kleçka” ka të bëjë me krime lufte që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës beson që janë kryer gjatë luftës së Kosovës.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›