Gashi synon trofe tjerë në Helsingborg

Por, pasi iu bashkua familja në Suedi, po ndihet më mirë. Klubi ka arritur ta bind gruan e tij që ta pranojë një punë në Helsingborg.
“Për mua bashkimi me familjen ka domethënie të madhe. Të shohim nëse do t’u pëlqejë jeta këtu. Helsingborgu është vend ideal. Të shohim se si do të shkojnë gjërat këtu për ta”, deklaroi futbollisti kosovar.
Deri tash, ai ka banuar së bashku me shokët e skuadrës Marcus Nilsson, Alexander Gerndt e Rasmus Jonsson. Ai thotë se ka kaluar mirë me këta të tre, por që familja reale është një tjetër muhabet. Gashi ka kontratë edhe dy vjet me Helsingborgun dhe shpreson të fitojë sa më shuam trofe.
“Helsingborgu është një klub vërtet i madh, i cili e ‘shëron’ një lojtar dhe të bën të ndihesh si në shtëpi. Nuk mendoj se kam gabuar që e kam zgjedhur këtë klub. Unë po e shijoj eksperiencën këtu, por në të ardhmen nuk i dihet. Dëshiroj ta jap më të mirën këtu dhe të fitoj trofe”, vazhdoi mesfushori kosovar, i cili së fundmi e fitoi Superkupën e Suedisë.