Rusia e dënoi konferencën “Miqtë e Sirisë”

Ministria e Jashtme e Rusisë e ka dënuar konferencën ndërkombëtare “Miqtë e Sirisë”, që u mbajt në Stamboll, duke thënë se ishte në kundërshtim me objektivin e arritjes së zgjidhjes paqësore për konfliktin njëvjeçar, nga i cili kanë mbetur të vrarë mijëra vetë.
Rusia nuk mori pjesë në konferencën që u zhvillua në Stamboll.
Nga ana tjetër, shtetet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë premtuar dhënien e ndihmave prej disa miliona dollarësh dhe pajisje komunikuese për grupet opozitare në Siri.
Në këtë konferencë në Stamboll, është njohur Këshilli Kombëtar Sirian opozitar si përfaqësues legjitim i të gjithë sirianëve.