E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gasperini i kënaqur me ditët e para te Interi

Gian Piero Gasperini është duke shijuar ditët e para të tij në rolin e trajnerit të Interit.

Gasperini ka vizituar fushën stërvitore Appiano Gentile këtë javë dhe është pyetur nga gazetarët për ditët e para të tij si trajner i Interit.

“Gjithçka po shkon mirë. Përshtypjet e para me Interin kanë qenë pozitive dhe kam gjetur gjëra të shkëlqyeshme në Appiano Gentile”.

“Tani po punojmë dhe më pas do të shkojmë në stërvitjet para-sezonit nga 10 deri më 20 korrik, ku do të luajmë edhe një miqësore e cila është planifikuar. Sa u takon mediave, do të takohemi sërish në konferencën time të shtypit”, ka thënë Gasperini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›