E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gates: Irani mund të sulmojë Evropën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates deklaroi se Irani është në gjendje të ndërmarrë një sulm me qindra raketa kundër Evropës.

Kjo gjë, shtoi ai, e ka detyruar SHBA-në të rishikojë sistemin e mbrojtjes anti-raketore në kontinent.

Shtëpia e Bardhë vendosi në muajin shtator 2009 të ndërmarrë një projekt për sistemin anti-raketor në Evropë, i përqendruar në shkrepjen e raketave iraniane me rreze të gjatë veprimi.

"Një nga elementët e dhëna nga shërbimet sekrete në lidhje me Iranin, kontribuoi në marrjen e vendimit për të ndryshuar sistemin e mbrojtjes anti-raketore'', theksoi Gates.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›