Pronat, proces “zymtë”
Tiranë-Deputeti Socialiste Alfred Dalipi, ka hedhur kritika në drejtim të mazhorancës, për sa i përket procesi të kthimit dhe kompensimit të pronave. “Qeveria nuk ka realizuar premtimet e 2005 për pronat, përkundrazi gjatë këtyre 4 viteve karakteristike ka qënë: anarkia në prona, zvarritja e procesit pafundësisht, mungesa e transparencës, stërlodhja e pronarëve me një mal dokumentesh që ndryshojnë nga dita në ditë, jo për përfituar pronarët, por qeveritarët”-tha Dalipi nga selia e Partisë Socialiste.
Projektligjin e qeverisë për t’i shitur rreth 100 kompanive tokat që kanë me qira në përdorim, sipas Dalipit, ndërmerret për të mbyllur favore të caktuara.
Më tej, duke folur në emër të partisë së tij, shtoi se procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave ne harkun e 4 viteve është vonuar, komplikuar me nxjerrjen e ligjeve dhe vendimeve kontradiktore, duke bërë një hap prapa.