E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gates sërish Sekretar i Mbrojtjes

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama ka vendosur të mbajë Robert Gates në postin e Sekretarit të Mbrojtjes, duke treguar kështu frymën e qeverisjes bipartizane. Sipas burimeve pranë kampit demokrat të kalimit të pushtetit, kreu actual i Pentagonit mund të qëndrojë në post të paktën edhe një vit në administratën e presidentit Barak Obama. Mediat ameriakne bëjnë të ditur se kampi i presidentit të zgjedhur dhe Gates janë pranë arritjes së marrëveshjes, një vendim i cili pritet të njoftohet bashkë edhe me 'skuadrën' e sigurisë. The New York Times shkruan se dy kampet janë në fazën e bisedimit të detajeve se sa autoritet do të ketë kreu actual i Pentagonit në administratën demokrate të Barak Obamës. Në fakt lëvizja, do t'I krijonte presidentit të ri mundësinë të kishte një Sekretar Mbrojtje të mbështetur nga të dy palët në Kongres, pa lënë mënjanë eksperiencën në politikën e jashtme, dhe respektin mes trupave ushtarake. Është zbardhur enigma edhe për karrigen e Këshilltarit për Sigurinë Kombetarë. Sipas mediave amerikane, Obama ka vendosur të emërojë në post ish-komandantin e forcave të NATO-s dhe SHBA-së në Evrope, James Jones. Sipas The New York Times, Presidenti i zgjedhur ka vendosur që Gjenerali Jones të jetë kreu i Këshillit Kombetar të Sigurisë. Por teksa ishte gati të formonte skuadrën e Sigurisë Kombëtare, Obama ka humbur kandidatin kryesor për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës, të njohur ndryshe si CIA. John O Brennan, një veteran i agjencisë I cili për shumë kohë u pa si kreu i CIA, pranoi se kishte lidhje me disa programe të diskutueshme të autorizuara nga Bush. Në një letër dërguar presidentit të zgjedhur, ai shkruante se nuk dëshironte të ishte 'Shkatërruesi' i administratës së ardhshme të Shteteve të Bashkuara. Në qarqet mediatike amerikane qarkullojnë edhe emrat e Susan Rice, si candidate potenciale për Ambasadore e SHBA në OKB, dhe James B. Steinberg për postin e zëvendës Sekretarit të Shtetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›