Aubry,liderja e Partisë Socialiste të Francës
Martine Aubry, është liderja e re e Partisë Socialiste të Francës. "Arkitektja" e ligjit me 35 orë në javë është zyrtarisht gruaja e parë në krye të partisë opozitare pas numërimit të votave të socialistëve francezë. Deklarata për fituesen vjen në një moment kur, rivalja e mundur Segolene Royal, ka hedhur publikisht akuzat për parregullsi gjatë procesit të votimit dhe premtoi nisjen e një hetimi brenda partisë. Sipas rezultateve të para Royal kishte humbur vetem me 42 vota, por pas rinumërimit të votave, Këshilli Kombëtar bëri të ditur se Aubry kishte fituar me 102 vota diferencë. Pas konfimimit në krye të socialistëve francezë, Aubry tha se ishte 'koha për tu bashkuar rreth një vije të së majtës, por gjithëashtu edhe rreth një rilindjeje të re'. por megjithëse socialistët francezë tani kanë një lidere të re, disa prej tyre I shqetëson një ndarje e mundshme e partisë, ide të cilën e forcojnë zënkat dhe deklaratat e Royal e nuk do të largohet nga partia socialiste. 58 vjeçarja Martine Aubry do të zëvendësojë në post Francua Holand I cili ka drejtuar partinë socialiste në 11 vitet e fundit. Të rithemeluar në vitin 1971, nga ish-presidenti Frasua Miterran, partia Socialiste e Francës nuk ka arritur të fitojë zgjedhjet presidenciale që nga viti 1988 dhe ato parlamentare që nga 1997.