E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria kundër çdo plani që nxit ndarjen e Kosovës

Tiranë (Start) - Një tjetër deklaratë nga një zyrtarë i lartë shtetëror në Shqipëri ka ardhur në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës dhe kundër ndarjes së saj. Kësaj herë, ka qenë Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila është shprehur kundër çdo ndarjeje territorial të Kosovës dhe kundër çdo plani që synon atë. Gjatë takimit që zonja Topalli zhvilloi me homologun e saj nga Bosnjë Hercegovina, Niko Lozançiç, ajo tha se “Shmangia e çdo vakumi pushteti, sqarimi i raporteve UNMIK - EULEX -NATO (KFOR), duke përjashtuar kategorikisht mundësinë për "ndarjen gjeografike" të shtrirjes së tyre, shmangia e çdo ndarje institucionale mbi baza etnike janë disa nga hapat vendimtare që do të parandalonin përshkallëzimin e situatës, veçanërisht, në komunat me shumicë serbe në Kosovë”.

Sipas kryetares së ligjvënësit shqiptar, "Shqipëria është e bindur se paraqitja e planeve për ndarje mbi baza etnike, angazhimi për ndërtimin e një shteti paralel, që cënojnë tërësinë territoriale të shtetit të pavarur të Kosovës, përbëjnë rrezik serioz për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, jo vetëm në Kosovë, por në tërë rajonin tonë"

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›