E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gati TEC Vlorë, kompania amerikane po punon për të ndryshuar skemën e prodhimit

Nga një impiant i projektuar për të punuar me naftën shqiptare dhe për të cilin janë paguar 130 milionë euro, Termoelektro centrali i Vlorës do të fillojë më në fund të prodhojë energji elektrike. Burimet zyrtare konfirmojnë se janë nënshkruar marrëveshjet dhe ka filluar puna për të ndryshuar skemën e funksionimit të TEC-it.

Vënia në punë e këtij impianti të prodhimit të energjisë, do të ndihmojë në sigurimin e furnizimit me energji elektrike të sistemit, duke e diversifikuar atë. Shqipëria prodhon sot energji të pastër nga burimet hidrike në Kaskadën e Drinit dhe nga burime të tjera private. Por vënia në punë për herë të parë, e TEC Vlorë sjell edhe një tjetër përfitim për shqiptarët që lidhet me koston e saj.

TEC Vlora, me kapacitet 97 MË është ndërtuar në tetor të vitit 2011. Nga viti 2004 deri në vitin 2011, Korporata e Elektroenergjitke Shqiptare, KESH, harxhoi 130 milionë dollarë si pjesë e projektit, i cili edhe 11 vjet më vonë vazhdon të mos punojë, për shkak të defekteve në projektimin dhe zbatim. Projekti vlerësohej të kushtonte 113 milionë dollarë dhe duhej të përfundonte në vitin 2008. Në fakt, projekti kushtoi 130 milionë dhe rezultoi difektoz, me kosto tepër të lartë dhe praktikisht i papërdorshëm. Banka Botërore e shpalli projektin në një vlerësim të vetin me rezultat “relativisht të pakënaqshëm”.

Termocentrali i Vlorës parashikohej të prodhonte rreth 750 milionë kwh në vit, e barabartë sa një e katërta e deficitit mesatar vjetor të Shqipërisë. Duke shtuar dy blloqe të tjera dhe duke e rritur fuqinë e instaluar në 291 MW, termocentrali do të ishte në gjendje të prodhonte 2.2 miliardë kwh në vit, e barabartë me pothuajse të gjithë deficitin aktual të vendit. Tashmë, me gazin e lëngshëm të naftës, marrëveshjen me kompaninë amerikane dhe platformat e lëvizshme në detin e Vlorës, pritet që TEC të punojë deri në vitin 2050.

/rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›