E Diel, 1 Nëntor 2026

Gati arrestimi:SPAK ngushton rrethin e Ermal Beqirit, dosja e tenderave te AKSHI po shperthen

Në 15 Shtator 2025 në dyert e Institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë së re, SPAK, u paraqit një nga personazhet më të përfolur të botës së tenderëve publikë: Ermal Beqiri, pronari i “Soft & Solution” dhe “Horizon”, dy prej kompanive më të mëdha të teknologjisë së informacionit që kanë përthithur miliona euro të parave të shtetit. Beqiri është marrë në pyetje nga agjentët e BKH-së, në një seancë që zgjati me orë – dhe nuk ishte një vizitë formale. Kjo shënon herën e parë që ai del fizikisht në SPAK, pas kontrolleve të befasishme disa javë më parë në zyrat e tij në Tiranë, ku u sekuestruan dokumente që mund të hapin një kapitull të ri akuzash. Dokumente që – sipas burimeve – kanë potencial të godasin në zemër skemën e shpërndarjes së tenderëve të AKSHI-t gjatë gjithë këtyre viteve. Në hetimin e hapur për tenderët publikë të teknologjisë, SPAK nuk po përballet thjesht me një kompani apo një individ – por me dy dekada monopol, klientelizëm dhe lidhje të forta politike. Beqiri ishte sot para drejtësisë jo si “regjisor”, siç e kanë quajtur shpesh, por si një person që duhet të japë llogari për tenderët ku përfitimet janë dhënë me miliona euro. Vetëm pak ditë më parë u paraqit edhe drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Dyshimet janë të qarta: SPAK ka hyrë tashmë thellë në zemër të sistemit që ka menaxhuar digjitalizimin dhe paratë e IT-së në Shqipëri. A po hetohen në të njëjtën dosje? A janë pjesë të së njëjtës skemë? SPAK hesht – por fakti që të dy thirren njëri pas tjetrit tregon se dosja po merr përmasa shumë më të mëdha sesa pritej. 💥23 MILIONË EURO TENDERË VETËM NË 5 VITE – KU SHKUAN KËTO PARA? “Soft & Solution” ka përfituar 23 milionë euro në vetëm pesë vite – një nivel dominimi që nuk arrihet kurrë pa mbështetje të fortë brenda institucioneve publike. Së bashku me ABS të Gerond Meçës, këto kompani kanë çarë rrugën e tenderëve, duke u përballur në KPP në betejë të hapur për dominimin absolut të tregut. Nëse këto shifra i vendosim pranë dyshimeve të ngritura për vite me radhë, rezultati është i qartë: ky sektor ka qenë i kapur. Dhe SPAK duhet ta thyejë këtë kapje. 💥RRITJA E ÇUDITSHME E IMPERIUMIT TË BEQIRIT Historia e kompanive të tij ngre pikëpyetje të forta: • 2021: merr kontrollin e “Soft & Solution”, megjithëse dyshohej se e drejtonte në hije që më herët. • 2024: zgjeron perandorinë me “R&D Solution”, blerjen e “IT Tirana” për 144 mijë euro dhe blerjen e “Horizon” për 380 mijë euro nga një kompani off-shore. Administratore në disa prej këtyre shoqërive mbetet i njëjti person, Arjola Koromani – personi që ia shiti kompaninë e parë Beqirit. Një strukturë që ngjan më shumë me një rrjet të organizuar kontrolli, jo me thjesht biznese të pavarura. E gjitha kjo ndodh ndërkohë që tenderët publikë vijojnë të rrjedhin drejt kompanive të tij. 💥KOMPANITË E TIJ JANË NË ZEMËR TË DIGJITALIZIMIT TË SHTETIT – DHE KY ËSHTË PROBLEMI Tenderët e fituar përfshijnë: • sisteme jetike të shtetit, • furnizime me infrastrukturë IT, • mirëmbajtjen e sistemeve që përdorin miliona qytetarë, • projekte kyçe të digjitalizimit. Kur një sektor i tërë është i përqendruar në duart e disa individëve të lidhur ngushtë, çdo dyshim bëhet kërcënim kombëtar. Dhe çdo sekondë vonesë e SPAK-ut bëhet përgjegjësi morale dhe institucionale. 💥SPAK – MERRNI MASAT LIGJORE TË PLOTA! PUBLICU NUK MUND TË PRET MË Hetimet kanë nisur. Dokumentet janë sekuestruar. Personat janë thirrur. Tani SPAK duhet të: • hetojë deri në fund çdo procedurë tenderimi, • sqarojë çdo lidhje të dyshimtë mes kompanive të Beqirit dhe AKSHI-t, • verifikojë çdo kontratë, • evidentojë çdo konflikt interesi, • marrë çdo masë ligjore ndaj kujtdo që rezulton i përfshirë. Shqiptarët kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi. Dhe drejtësia kërkon guxim. Koha e raportimeve formale ka mbaruar. Koha e konferencave për shtyp ka mbaruar. Tani është koha e vendimeve. SPAK duhet të veprojë – pa frikë, pa presion, pa tolerim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›