Gati për ChopinPiano Fest 2012

Me rastin e fillimit të Festivalit ChopinPIanoFEST Prishtina 2012, që fillon nga data 12 prill dhe zgjatë deri më 5 maj, organizatorët kanë paralajmëruar mbajtjen e një konference për media, gjatë së cilës do të prezantohet programi dhe mysafirët e festivalit.
Konferenca njoftuese mbahet të enjten nga ora 13, në Hotel Swiss Diamond, me praninë e drejtoreshës artistike të festivalit, profesoresha Lejla Pula, menaxheres së festivalit, Besa Luzha, dhe mysafires së parë të huaj të festivalit, pianistes së njohur Janina Fialkowska.
Ndryshe, festivali është themeluar në vitin 2010, kurse sivjet pritet që pjesë e tij të jenë disa emra të njohur ndërkombëtarisht të pianos klasike, si Jannina Fialkowaska, Peter Donohoe, Endre Hegedus, Martin Kasík, Ozcan dhe Birsel Ozcalan, Ardita Statovci (Austri), Ramë Lahaj (Gjermani), Lule Elezi, Alberta Troni, etj.