‘Raging Bull’ pa De Niron

Kur ky film i regjisorit Martin Scorsese u shfaq për herë të parë në kinema, në vitin 1980, arrit një sukses të madh, dhe shumë shpejtë fitoi statusin e një kult-filmi, falë interpretimit të jashtëzakonshëm të Robert de Niro’s, i cili shtoi 30 kilogramë peshë enkas për rolin e boksierit Jack LaMotta.
Tri dekada më vonë, web-faqja Moviehole paralajmëroi fillimin e xhirimit të vazhdimit të filmit të famshëm biografik. Filmi, duket se do të përcjellë fillimin e karrierës së boksierit LaMotta , por edhe ditë e fundit të tij.
Rolii i heroit të plakur nuk i është ofruar Robert De Niro’s, por William Foresythe, ndërkaq premiera e filmit pritet në mars të vitit 2013. Edhe regjinë do ta bëjë një tjetër Martin - argjentinasi Martin Gigi.
Si reagim ndaj këtij lajmi, regjisori i filmit të parë, Martin Scorsese deklaroi shkurt për mediat amerikane: “E pse e gjithë kjo?”