Gati për të ndërruar gjini, kërkon të bëhet si Harry Style

Ka vetëm një detaj që po e ndalon fansën e Harry Styles të duket plotësisht sikur idoli i saj, e ky detaj është dallimi në gjini. Catrina Best, 20 vjeçare, është duke kërkuar me dëshprim të bëhet djalë dhe ajo ka ndryshuar edhe pamjen, me flokët dhe buzëqeshjen e dashurisë së saj nga “One Direction”.
Studentja e cila është fanse e madhe e tij, tha për një magazinë: “Harry është mashkulli përfekt dhe mendoj se unë dukem pak a shumë si ai. Më pëlqen vëmendja që fitojë nga femrat”.
Catrina tha se ajo qysh nga fillimi është ndier ndryshe nga vajzat tjera por problemet e vërteta filluar kur nisi puberteti.
“Në moshën 13 vjeçare, gjoksi filloi të më rritet dhe më erdhën periodat, dhe unë e urreja këtë gjë. Unë mbuloja gjoksin me bluza të gjëra dhe shkurtova flokët. Ndihem keq se jam ndryshe. Unë dukem ndryshe. Unë nuk pëlqehem nga djemtë dhe kjo më bën konfuze. Në moshën 16 vjeçare, unë humba virgjërinë me një djalë për tu ndier normal por nuk pati efekt. Më vonë kuptova se unë doja të isha me vajza, por si mashkull, në një marrëdhënie normale”.
Derisa është duke kursyer për operacionin i cili do t’ia ndërroj gjininë, Catrina ka studiuar posterin e 18 vjeçarit dhe ka harrgjuar rreth 2.000 paund për të blerë rrobat si të tij. Ajo kalon 30 minuta në ditë duke e perfeksionuar pamjen e saj si të tij dhe madje ka mësuar të luaj gitarë si idoli i saj. /Indeksonline/