Gati per te nisur xhirimet e filmit te pare shqiptaro- serb
TIRANE - Filmi i pare shqiptaro-serb pritet te nise se shpejti xhirimet ne Tirane. Eshte i pari dhe i vetmi i ketij lloji, jo vetem ne historine e trajtuar, por mbi te gjitha ne emrat e bashkekrijuesve te tij, qe jane perkatesisht ne kombesite shqiptare dhe serbe. "Muaji i mjaltit". Me kete titull skenaristi Genc Permeti ia besoi krijimin e tij regjisorit serb Goran Paskalevic , ne te parin film, bashkepunim mes dy kinemave,duke krijuar ne kete menyre bindjen, se arti nuk njeh komb. Pavaresisht nga kriteri i suksesit ne sallat e kinemase, autoret e filmit te ri "Muaji i Mjaltit" jane te sigurte se do te vleresohen padyshim si realizuesit e te parit produkt te ketij lloji, qe do te konsiderohet dhe si nje thyerje tabush a shkrirje e akujsh mes pervojave kinematografike shqiptare dhe serbe. Ngjizja mes regjisorit te njohur serb Goran Paskalevic me lenden e skenarit te autorit shqiptar Genc Permeti, kaloi mes shume dilemave parapake, mes hezitimeve dhe pikepyetjeve te natyrshme, qe buronin nga muret e politikes se vjeter mes dy vendeve fqinje. Por gjuha dhe performanca e artisteve ka rregulla e orientime te tjera, qe i injorojne dhe i shkelin tabute e barrierat e dekadave. Stafi i realizimit te filmit artistik "Muaji i Mjaltit" eshte ngritur, duke siguruar dhe mbeshtetjen me fondin e domosdoshem prej rreth 1.5 milion euro qe nevojitet deri ne castin e premieres. Ekipi perreth regjisorit Goran Paskalevic eshte duke punuar larg interesimit paraprak te medias, kuptohet qe mjaft elemente artistike te formes dhe permbajtjes se ketij prodhimi te shpalosen vetem kur te jete gati per tu shfaqur ne sallat e kinemave. Pak detaje jepen per kast-in e aktoreve kryesore dhe atyre ne rolet e dyta, por e sigurte eshte se ata do te jene nje perzgjedhje jo vetem nga Shqiperia e Serbia, por dhe nga Italia. Sheshxhirimi i pare do te jete i gatshem ne fillim te muajit tjeter, ne periferi te Tiranes, por regjisori Paskalevic ka perzgjedhur ambjente te pershtatshme dhe ne vendin e tij, apo ne Italine fqinje. "Muaji i Mjaltit" ka ne qender historine dhe aventuren e dy cifteve, nje shqiptar dhe nje serb, te cilet i bashkon emigracioni. Nje subjekt me mesazhe te pashmangshmerise se bashkejeteses dhe fqinjesise se mire. Nje ure komunikimi mes kontributeve te te dy vendeve ne fushen e kinemase.
Kush eshte Goran Paskalevic
I lindur ne Nish, regjisori serb u rrit nga gjysherit e tij, pas divorcit te prinderve, nderkohe qe ne moshen 14-vjecare do te shkonte ne Beograd, ku eci ne rrugen e kinemase, ashtu si i ati. Ai u diplomua ne Fakultetin e Filmit, ne Akademine e Arteve te Prages dhe ka drejtuar shume dokumentare, filma dhe drama televizive. Filmi i tij i pare ka qene "Beach Guard in Winter" ne vitin 1976. Ka realizuar shume krijime te tjera kinematografike mes te cilave "Midwinter Night's Dream" (2004) dhe "The Optimists" (2006).
Kush eshte Goran Paskalevic
I lindur ne Nish, regjisori serb u rrit nga gjysherit e tij, pas divorcit te prinderve, nderkohe qe ne moshen 14-vjecare do te shkonte ne Beograd, ku eci ne rrugen e kinemase, ashtu si i ati. Ai u diplomua ne Fakultetin e Filmit, ne Akademine e Arteve te Prages dhe ka drejtuar shume dokumentare, filma dhe drama televizive. Filmi i tij i pare ka qene "Beach Guard in Winter" ne vitin 1976. Ka realizuar shume krijime te tjera kinematografike mes te cilave "Midwinter Night's Dream" (2004) dhe "The Optimists" (2006).