Gjirokaster / Autobuzi aksidenton per vdekje te moshuarin
Nje 63 vjecar ka gjetur vdekjen si pasoje e nje aksidenti automobilistik. Miho Taruha, banues ne fshatin Palokaster , te Gjirokastres ka gjetur vdekjen e menjehershme pasi eshte perplasur nga autobusi i linjes Vlore - Athine. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21:15 te dites se djeshme kur drejtuesi i mjetit 48 vjecari Dhimitraq Cani, ka shtypur te moshurin ne vendin e quajtur, Ura e Kardhiqit. "Aksidenti ka ndodhur ne momentin qe autobuzi po udhetonte ne drejtim te Gjirokastres nderkohe qe i moshuari ka qene kembesor ne rruge", pohon zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Policia ka shoqeruar ne komisariatin e Gjirokastres, drejtuesin e autobusit.