Libri i Transparences, neser te maturantet
Neser do te mberrije ne duart e maturanteve Libri i Transparences. Tashme, pas afishimit te notave te provimeve me zgjedhje, qe ishin dhe te fundit e Matures Shteterore, Ministria e Arsimit do te vendos ne dispozicion te te rinjve te gjitha te dhenat per pikat e marra. Ne kete Liber, maturantet do te mund te gjejne te gjitha rezultatet e provimeve, ID-ne e tyre, noten mesatare, llogaritjen e pikeve etj. Qe ne momentin e marrjes se pikeve perkatese per deget e perzgjedhura nga maturantet pas llogaritjes se bere nga qendra e perpunimit te informacioneve, nese do te rezultoje ndonje parregullsi ne kalkulimin e pikeve, duhet bere menjehere depozitimi i ankeses prane drejtorise se shkolles. Afati i fundit per dorezimin e ketyre ankesave do te jete tre shtatori. Nga ana tjeter, drejtorite perkatese arsimore te rretheve ankesat e depozituara do t'i nisin drejt qendres, ku eshte bere dhe perpunimi i informacionit, e cila duhet te ktheje dhe pergjigjen ne shtator. Pas kesaj kohe do te shpallen listat me emrat e kandidateve fitues qe do te marrin pergjigje ne lidhje me verifikimet e bera brenda dhjete diteve. Pas kesaj date, ne cdo dege/program studimi te fakulteteve publike do te shpallen listat e pranimit dhe ky do te jete objekt i Librit tjeter te Transparences, i cili pervec institucioneve te Arsimit te Larte, do t'u shperndahet edhe shkollave te mesme, per te siguruar informacion dhe transparence. Kerkesat e kandidateve per rishikimin e pikeve te marra te pasqyruara ne Librin e Transparences, plotesuar sipas formularit bashkengjitur, paraqiten ne daten qe do te percaktoje MASH prane drejtorise se seciles shkolle te mesme ku jane dhene provimet, dhe me pas priten pergjigjet nga qendra e perpunimit te informacionit prane ministrise.