E Diel, 1 Nëntor 2026

AMC dhuron aparatura, per femijet me semundje te renda

Tre panele te fluksit te oksigjenit, pese shiringa elektrike, si dhe disa aparatura te tjera, per llogaritjen e ilaceve citostatike, por edhe per mbrojtjen e personelit shendetesor, nga avujt toksike, i jane shtuar spitalit pediatrik te QSUT. Keto pajisje te dhuruara nga kompania celulare AMC, do te perdoren per femijet qe jane ne gjendje te rende nga semundjet e gjakut, apo tumoret dhe qe jane te shtruar prane sherbimit te onko-hematologjise pediatrike. "Jane donacione te cilat do te sherbejne per te rritur cilesine e ofruar nga ne per pacientet tane. Prandaj ne emer te pacienteve dhe te stafit, e te prinderve te pacienteve te semure vertet shpreh mirenjohjen, jo vetem per kete donacion po dhe mesazhin qe kjo kompani i transmeton kompanive te tjera private per te ndihmuar femijet e semure",- tha Anila Godo, shefe e sherbimit te Onko-hematologjise. Keto aparatura jane dhuruar nga kompania celulare AMC. "Nuk ka gje me te shtrenjte ne bote se sa jeta e cdo femije, te shpetosh nje jete eshte privilegj. Ndaj do ta quaj nje nder te vecante mundesine qe i dhate AMC te kontribuoje per modernizimin e pajisjeve me te cilat kurohen keta femije", ka pohuar drejtori Ekzekutiv i AMC, Stefanos Oktapodas. Ky i fundit ka shprehur gatishmerine e tij personale, por edhe te kompanise per te ndihmuar dhe mbeshtetur kurimin dhe sherimin e femijeve te semure, qe trajtohen ne kete spital.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›