E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati terminali i ri trageteve ne Portin e Durresit

Terminali i ri i trageteve ne portin e Durresit do te jete gati pranveren e ardhshme. Sipas kontrates me qeverine shqiptare firma Vega do te perfundoje pjesen e mbuluar te terminalit brenda 31 dhjetorit te ketij viti ndersa punimet e pergjithshme ne krahun lindor te terminalit do te mbyllen perfundimisht me 31 maj te vitit 2012. Qysh ne gusht te vitit 2010 u vune ne funksionim rreth 22 mije metra katrore nga terminali i ardhshem ku perfshihen 8 sportele per autoveturat 4 per kamionet si dhe pika e kontrollit policor te Antidroges dhe zhvendosja e perkohshme e kater kabinave te perpunimit te udhetareve ne te njejten zone i hap rruge realizimit te plote te projektit. Terminali ndertohet me nje investim te perbashket prej afro 15.4 milione eurosh nga Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim BERZH Banka Evropiane e Investimeve BEI dhe Qeveria shqiptare. Ne portin detar te Durresit eshte perqendruar levizja me e madhe e udhetareve dhe automjeteve me tragete. Vetem ne 6-mujorin e pare te ketij viti kane levizur me tragete mbi 281 mije udhetare me rreth 86 mije autovetura kamione dhe trajlera. Perfundimi i terminalit te trageteve pritet te modernizoje mjediset e qendrimit te udhetareve ne hyrje dhe ne dalje nga porti me i madh i vendit. Jane mbi 32 per qind me shume udhetare se ne 10 muajt e pare te vitit te kaluar kjo pasi tragetet e linjave nga porti i Durresit kane thithur me shume pasagjere. Sipas statistikave te Autoritetit Portual ky numer eshte 32 per qind me i larte se sa shifrat e 10-mujorit te pare te vitit kaluar. Numri i udhetareve ne dalje nga Durresi drejt vendeve te tjera mbetet me i larte se sa ai i qytetareve qe preferojne te mberrijne me tragete ne port. Tragetet qe lundrojne nga Durresi ne portet e Barit Ankones dhe Triestes dhe anasjelltas ne periudhen janar - tetor 2011 kane transportuar afro trefishin e udhetareve vendas dhe te huaj drejt porteve italiane. Terminali i ri i trageteve do te rrise ndjeshem fluksin e imbarkimeve dhe trafikut te udhetareve dhe mjeteve te vogla motorike dhe atyre te tonazhit te rende drejt Italise dhe vendeve te tjera te Evropes por njeheresh edhe transportin me trajler dhe mallrave drejt Kosoves Maqedonise e me gjere.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›