Basha me Emirin e Kuvajtit Investitoret mbeshtesin projektet per Tiranen

Kryebashkiaku Basha vizite zyrtare ne Kuvajt Kuvajti mbeshtetje edhe ne projekte punesimi
Kryebashkiaku Lulzim Basha po zhvillon nje vizite zyrtare ne Emirin e Kuvajtit. Gjate vizites ne Kuvajt Basha ka zhvilluar takime me kreret me te larte te shtetit nga ku ka siguruar vazhdimin e mbeshtetjes se projekteve per zhvillimin e Tiranes. Po keshtu kreu i bashkise ka zhvilluar takime edhe me investitoret kuvajtiane te cilet kane shprehur interes per kryeqytetin.
Vizita
Gjate qendrimit ne kete vend Basha ka zhvilluar nje sere takimesh me kreret e shtetit nga ku ka siguruar edhe nje sere mbeshtetjesh ne projektet per Tiranen. Ne viziten zyrtare ne Emirin e Kuvajtit Basha eshte takuar me sheikun e Emirit te Kuvajtit Al Asabah Kryeministrin sheik Nasser Mohammed Al ndashAhmet Al- Sabah kryetarin e Asamblese Kombetare Al-Karafi. Basha prezanton projektet per zhvillimin e Tiranes. Autoritet e Kuvajtit siguruan mbeshtetje projekteve te Bashes. Gjithashtu gjate vizites zyrtare kryebashkiaku Basha ka takuar edhe drejtues te Fondit te Kuvajtit guvernatorin e qytetit si dhe investitore kuvajtiane. Investitoret kane shprehur interes per Tiranen.
Kuvajti projektet
Me heret ne Tirane ne takimet e zhvilluara mes kryebashkiakut Basha dhe perfaqesuesve te ketij shteti kreut te bashkise i eshte shprehur mbeshtetja per nje sere projektesh. Ne te parin takim mes kryebashkiakut Basha dhe ambasadorit te Kuvajtit ne Tirane Najeeb Abdyl Rrahman Al-Bader eshte renditur si aleat dhe mbeshtetes ne projektet per Tiranen. Ambasadori kuvajtian pasi eshte informuar mbi planet per zgjatimin e bulevardit ndertimin e parkut te ri te madh rehabilitimin e lumit te Tiranes si dhe per instalimin e linjes se tramvajit ka garantuar edhe mbeshtetjen financiare. Nderkohe qe Emiri i Kuvajtit nder projektet me madhore qe po financon aktualisht eshte sheshi Skenderbej rehabilitimi i te cilit u be me fondacione kuvajtiane. Sakaq mbeshtetje Bashes ne krye te bashkise edhe nga ana financiare i eshte garantuar edhe per projekte te tjera ndertimi i tramvajit te Tiranes eshte i pari projekt per infrastrukturen i cili pritet te marre jete brenda tre muajsh nis tenderimi. Mbeshtetja ka ardhur edhe nga kryetari i Asamblese Kombetare te Kuvajtit z. Sabah Al-Ahmed Al-Sabber Al-Sabah gjate vizites ne Tirane ku bashke me kreun e bashkise Basha kane inspektuar para pak kohesh punimet ne sheshin Skenderbej. Kryetari i Asamblese Kombetare te Kuvajtit siguroi se Kuvajti do vazhdoje te jape ndihme per Shqiperine edhe projekte ne fushen sociale si dhe per krijimin e shanseve per punesimin e qytetareve te Tiranes.