E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci nisin konkluzionet e mbrojtjes

Procesi per tragjedine e Gerdecit ka vijuar kete te merkure me paraqitjen e konkluzioneve te mbrojtjes. Por nga 29 te pandehurit e akuzuar per tragjedine vetem ish-specialist i MEICO-s Sokol Ngjeci ishte gati per ti paraqitur ato para gjykates. Me ane te avokatit te tij Nik Progni Ngjeci kerkoi shpalljen e tij te pafajshem dhe rrezimi nga gjykata te kerkeses se prokurorise per ta denuar me 23 vite burg. Ne argumentimin e tij avokati Progni u shpreh se ish-specialisti i MEICO-s nuk duhet te cilesohet fajtor per akuzen e vrasjes masive me dashje te me shume se dy personave. Fajesia provohet nese i pandehuri do te kishte dijeni per ngjarjen qe do te ndodhte - ka vijuar Progni - ai nuk e ka ditur se cfare do te ndodhte ne 15 mars 2008 dhe rrjedhimisht nuk mund te themi se ai eshte fajtor per vrasje me dashje. Lidhur me akuzen tjeter ate te shperdorimit te detyres avokati Progni deklaroi se ajo nuk qendron. Sipas tij Ngjeci ka qene i punesuar me kontrate 3-mujore ndersa ne kohen kur ka ndodhur ngjarja atij i kishte perfunduar kjo kontrate. Pas degjimit te konkluzioneve gjykata e shtyu seancen per ne daten 23 kur pritet te vijohet me degjimin e konkluzioneve te te pandehurve te tjere. Nje seance me pare prokuroria kerkoi penalizimin e 28 nga 29 te pandehurvete akuzuar per tragjedine ku per tre prej tyre kerkoi denimin maksimal me burgim te perjetshem. Ndersa per te akuzuarit e tjere u kerkuan denime nga 8 deri ne 2 vite burg dhe krahas kesaj pezullimi per nje kohe te caktuar te tyre nga funksionet shteterore. Nderkohe pas perfundimit te konkluzioneve te mbrojtjes do te jete gjykata ajo qe do te jape denimet per 29 te akuzuarit e shperthimit tragjik te 15 marsit 2008 ne ish-punishten e demontimit ne Gerdec ku humben jeten 26 persona dhe u plagosen qindra te tjere.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›