Gattuso: Ta ndjekim Interin
Edhe pse nuk mund të luajë për shkak se i është nënshtruar operacionit në dhjetor, Gennaro Gattuso mbetet motivuesi kryesor i Milanit, ndërsa tani ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që ta rrëzojnë Interin nga kreu i tabelës.
"Do të jetë vështirë t'i arrijmë nëse vazhdojnë të luajnë si deri më tani".
"Interi është një skuadër e fortë, e cila nuk ka lëshuar shumë pikë dy apo tre sezonet e fundit, pavarësisht se ka pasur trajner tjetër". "Ata janë të përgatitur fizikisht dhe e tregojnë këtë në fushë. Mirëpo ne i kemi mposhtur në dy derbit e fundit. Prandaj duhet të jemi më të qëndrueshëm dhe duhet të luajmë futboll të mirë në të gjitha ndeshjet, jo vetëm në katër apo pesë takime, sepse kjo na ka bërë që të lëshojmë pikë", është shprehur mesfushori italian.