Pack:Ndarja e Kosovës synohet nga Serbia

Çdo incident në Kosovë, shihet me sy të mirë në Beograd, pasi kryeqendra serbe dëshiron t'i përdorë këto incidente si një dëshmi se pavarësia e deklaruar nuk po funksionon", ka deklaruar eurodeputetja gjermane Doris Pack. Një gjë është e ditur, thotë ajo, serbët e Mitrovicës jetojnë nga mbështetja e Beogradit, i cili nuk e njeh qeverinë e Kosovës. "Gjithashtu, kjo do të thotë se serbët nuk kanë interes që në veri të vendoset paqja pasi duan të arrijnë qëllimin e ndarjes së veriut, gjë që nuk e dëshiron askush përpos Beogradit", është shprehur Pack për mediat gjermane.