E Diel, 1 Nëntor 2026

Mancini e zëvendëson Hiddinkun ?

Sipas medieve italiane, Roberto Mancini mund të zëvendësojë Gus Hiddinkun në postin e selektorit të Rusisë. Dështimi për tu kualifikuar për Kampionatin botëror 2010 ka krijuar dyshime rreth të ardhmes së Hiddinkut në Rusi. Besohet se Chelsea do të mundohet të kthejë holandezin në Stamford Bridge në rolin e drejtorit.

Rusia thuhet se është duke kërkuar një trajner italian, ndërsa Mancini është i famshëm në Rusi pasi së fundi ishte kandidat për postin e trajnerit në Zenit St Petersburg.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›