Gatusso: Messi si në Play Station

Ish ylli i Milanit, Gennaro Gatusso ka deklaruar se fascinohet nga Barcelona dhe Lionel Messi. Gatusso ka thënë se Milani po bën mirë që po ndjekë transformimin e skuadës si te Barcelona por që duhet të presë edhe pak vjet për të arritur rezultatin.
"Barça është skuadra më e mirë në botë. Ka pasur një evolucion të madh dhe tani e gjithë bota kërkon të kopjojë futbollin dhe akademinë e saj. Milan ka filluar tashmë diçka të ngjashme, një rrugëtim me pak para. Pas 25 vitesh triumfuese Milan duhet të presë 2-3 vjet për të qënë kompetitiv.Messi është më i miri në botë, është nga një tjetër planet. Një futbollist që shënon 90 gola në një vit nuk mund të jetë real, është Play Station" deklaroj Gatusso.