E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gatusso me të kuq edhe si trajner!

Genaro Gatusso e ka temperamentin e njëjtë në fushë edhe si trajner. Në ndeshjen e tij të parë zyrtare si trajner i Palermos, Gatusso është përjashtuar nga ndeshja.

Në ndeshjen për kupë ndaj Veronës, Gatusso ishte i pakënaqur me referimin duke u ankuar gjatë tërë kohës ndaj gjyqtarëve.

Në një moment ai i ofendoi ata duke u përjashtuar nga ndeshja në debutimin e tij. Gatusso ka qenë i njohur në futbollin evropian për temperamentin e tij si lojtar, duke vazhduar tani edhe si trajner./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›