E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho rikthehet me fitore

Jose Mourinho është rikthyer me fitore në Premierligën Angleze. Mourinho me Chelsean arriti fitore në ndeshjen e parë duke fituar 2 me 0 ndaj Hull City.

Oscar në minutën e 13 shënoi golin e parë në ndeshje. Goli më i bukur i javës në Premierligë u shënua në minutën e 25. Lampard nga 30 metra konkretizoi një gjuajtje të lirë.

Chelsea pati edhe disa raste në këtë ndeshje por që nuk arriti të shënoi më. Lampard më herët kishte huqur një penallti./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›