Gatuzo, “helm” mbi Kaka dhe Realin e Madridit
“Ata janë një skuadër e pabalancuar dhe me sa di unë, punojnë pak në aspektin fizik. Kur ishte te Milani, Kaka stërvitej edhe në ditët e pushimit. Tek ne punonte shumë dhe tani që është te Reali, nuk po përshtatet dot, sepse është mësuar të stërvitet fort. Tani punon më pak, prandaj ka vështirësi. Prandaj nuk është ai Kaka që njohim të gjithë”, u shpreh Gatuzo.
Po ashtu, sipas mesfushorit të kombëtares italiane, shpjegimi për vështirësitë taktike të “Galaktikëve” është shumë i thjeshtë: “Kur pashë që edhe Kanavaro pati vështirësi te Reali, e kuptova që të bësh mbrojtësin atje është një sfidë e vërtetë. Ata sulmojnë dhe i lënë mbrojtësit vetëm”.