E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet 43-vjeçari në Gërdec, shkak depresioni

Ai ishte babai i Resmie Osmanit, e cila humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit të një viti më parë. Kujtim Osmani kishte punuar si pastrues në Bashkinë e Vorës, por prej disa ditësh ai ishte pushuar nga puna.

Kjo ka bërë që të shtohet edhe më gjendja depresive e tij, duke e shtyrë të ndërmarrë vendimin më të rëndë, atë të vetvrasjes. Ndërkohë, bashkëshortja e të ndjerit ka deklaruar se Kujtimi kishte paralajmëruar vetëvrasjen.

“Kam dhe tre ditë kohë dhe do ti shkoj vajzës afër” këto kanë qenë fjalët e babait të 18 vjeçares Resmie Osmani, e cila humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›