E Diel, 1 Nëntor 2026

Gatuzo do të jetë i gatshëm përballë Shqipërisë

Tiranë - Xhenaro Gatuzo pritet të jetë i gatshëm për sfidën e Tiranës mes Shqipërisë dhe Milanit. Këtë fakt e bën të ditur Adriano Galiani, i cili konfirmon edhe praninë e Kakasë, Bekamit, Patos dhe Zambrotës, të cilët nuk ishin në miqësoren e tetorit ku Milani u përball me skuadrën e Tiranës.

Gatuzo rikthehet pas një kohe të gjatë, pasi qëndronte jashtë fushave të lojës për shkak të një operacioni që ndërmori në gju.

"Gatuzo u kthye në skuadër në ndeshjen me Juventusin, dhe është në gjendje optimale për të luajtur. Por, vendimet i merr trajneri Ançeloti. Gjithsesi, mund te them se ‘Rino’ do të luajë një pjesë loje në miqësoren e së martës në Shqipëri", deklaron Adriano Galiani.

Ndeshja mes Shqipërisë B dhe Milanit do të zhvillohet nesër në orën 19:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›