E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëpunimi për administratën Kosovë-Slloveni

Lubjanë- Ministri i Ministrisë së Shërbimeve Publike, prof. dr. Arsim Bajrami po qëndron për një vizitë pune në Republikën e Sllovenisë. Partneriteti dhe mbështetja për ristrukturimin dhe organizimin modern të administratës publike në institucionet e Kosovës, njohja me modelin e infrastrukturës që ka administrata publike sllovene, si dhe prezantimi i ndërsjellë i të arriturave në fushën e –Qeverisë dhe synimet e mëtutjeshme në këtë drejtim, ishin disa nga temat ku është përqendruar gjatë takimit me ministren e Administratës Publike në shtetin slloven, znj. Irma Pavliniç Krebs.

Takim të veçantë, ministri Bajrami ka zhvilluar edhe me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese sllovene, z. Jozhe Tratnik, lidhur me asistencën dhe përvojën që Sllovenia do të mund të ofronte për Gjykatën Kushtetuese në formim.

Kjo vizitë po bëhet pas miratimit të rekomandimeve të Rishikimit Funksional nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe qëndrimit të Qeverisë pro transformimit të Ministrisë së Shërbimeve Publike në Ministri të Administratës Publike. Ministri Bajrami kthehet nga Sllovenia të martën pasdite, më 12 maj 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›