E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Veliaj vodhi para

Tiranë-Partia Demokratike i është kundërpërgjigjur akuzave të opozitës, të cilët publikuan sot sipas tyre skandale që kanë të bëjnë me lidhjet midis familjes së kryeministrit Berisha dhe Mihal Delijorgjit. “Sot Edi Rama ndërmori sulmin e radhës kundër familjes së Kryeministrit të vendit, duke nxjerrë në tregun mediatik nënkryetarin e tij të ri, atë që ka ndërtuar vilë me paratë e vjedhura nga organizata jo qeveritare që drejtonte, e që më pas zhduku kompjuterin e financave të kësaj organizate për të fshehur gjurmët e parave të grabitura”-theksoi zëdhënësja e selisë blu Erla Mëhilli.

Ajo i ka drejtuar disa pyetjes Edi Ramës, që sipas saj shqiptarët presin përgjigje.
“I kujtojmë Z.Rama se Shqiptarët presin përgjigjet për këto pyetje: Sa ka qenë shuma që Delijorgji ka paguar për pushimet Ramës në Kretë, në Barcelonë dhe Korfuz në hotelet four seasons? Në 30 lejet e ndërtimit që i ka dhënë Delijorgjit sa ka qënë përqindja e fitimit të z.Rama? Pse nuk guxon të anullojë lejet e ndërtimit të dhëna Delijorgjit vetëm pak javë para aksidentit tragjik të ndodhur në Gërdec? Të përgjigjet se çfarë karakteri kanë pasur 200 telefonatat e riregjistruara ndërmjet tij me Delijorgjin?”- iu drejtuar Mëhilli publikisht kreut të partisë më të madhe në opozitë.

Natyrisht Partia Demokratike nuk pret që Rama t’u përgjigjet këtyre pyetjeve-vijon deklarata-por nga ana tjetër thekson se pushimet e zgjatura në Evropë me paratë e Delijorgjit ; fotot e tij me të në plazhet e Evropës ; 30 lejet e ndërtimit të marra së bashku me Delijorgjin dhe mos anulimi i tyre faktojnë se Rama ishte bashkëpronar kryesor i SHPK-së së Delijorgjit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›