Gaxha, nuk fitoi asgjë nga You Tube

Ardian Gaxha, nuk doli fitues i ”Këngës Magjike, por kënga e tij bëri bujën më të madhe deri më tani në historinë e këtij festivali.
"Ngjyra e kuqe" ka grumbulluar mbi 3 milionë klikime në You Tube brenda një muaji dhe ka fituar çmimin e internetit, të cilin këngëtari në një formë edhe e ka pritur.
"Më shkoi mendja, se me të vërtetë nuk e kam pritur që do i kalojmë të gjitha rekordet ballkanike për klikimin e një videoje brenda një muaji", ka thene Gaxha per mediat shqiptare.
Ndonëse zakonisht këngëtarët fitojnë nga klikimet në You Tube, Gaxha ka bërë të ditur nuk ka fituar nga klikimet e këngës së fundit, pasi në kontratë me KM, të drejtat e shpërndarjes ia japin festivalit. /Indeksonline/