E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncert per Nene Terezen ne TKOB

Ne këtë 100 - vjetor te Pavarësisë, eshte kujtuar përmes imazheve dhe poezive ikona e paqes, Nënë Tereza. Gjate një ceremonie te mbajtur ne Teatrin Kombetar te Operes dhe Baletit, eshte promovuar albumi me foto dhe lutje te Nene Terezes konceptuar nga dy autore Visar Zhiti dhe Roland Tasho, si nje botim qe evidenton nepermjet fotove dhe lutjeve te saj ne gjuhen shqipe, lidhjen e forte shpirterore te Nene Terezes me Shqiperine dhe shqiptaret. Imazhet emocionuese e domethenese sjellin para syve 
Ne kete event u shfaq dhe premiera e vepres "Nena e dhimbjes" per kor dhe orkestër harqesh e kompozitorit Gerti Druga, fitues i cmimit te pare ne konkursin muzikor te "100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes". Nen dirizhimin e Suzana Turkut, ne kete mbremje interpretuan kengetare te njohur te skenes operistike: Eva Golemi, Armando Kllogjeri, Eriona Gjyzeli, Vikena Kamenica, Rudina Delia.
 Poezite nga Nene Tereza u recituan nga aktoret Marsela Lena dhe Dritan Borici. Mbremja kulturore "Lutem per vendin tim", u pershendet nga personalitete te kultures shqiptare, te cilet vleresuan punen e fotografeve dhe imazhet emocionuese e shprehese.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›