Gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Bahrein
Forcat e rendit në Bahrein kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve të cilët ishin mbledhur në një tubim të paralajmëruar për sot.
Policia ka ndërhyrë edhe me automjete të rënda, ndërsa disa protestues raportohen të plagosur.
Demonstruesit e frymëzuar nga kryengritjet në Egjipt dhe Tunizi, bëjnë thirrje për largimin e monarkisë, e cila drejtohet nga një familje sunite. Shumica e popullsisë në Bahrein i takon komunitetit shiit.