E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza, Chavez shpreson tek Obama

Presidenti venezuelian ka fajesuar SHBA-ne qe po lejon vazhdimin e sulmeve izraelite ne Rripin e Gazes dhe ka shpresuar se konflikti do te marre nje drejtim tjeter me nderrimin e administrates ne Shtepine e Bardhe.

Nje dite pasi perjashtoi ambasadorin izraelit ne Karakas, Chavez ka deklaruar se shikon “driten jeshile” tek Barak Obama per ndalimin e dhunes ne Gaza.

“Do te presim derisa te arrije zoti Obama, nese do te jete ne gjendje per te ndaluar agresionin”, tha ai, sipas “Associated Press”.

Pasi Venezuela lajmeroi se do te perjashtonte ambasadorin Shlomo Cohen dhe nje pjese te personelit te ambasades, Izraeli eshte shprehur se po merr ne konsiderate largimin e diplomatit venezuelian si kunderpergjigje.

Mesymja izraelite ne Gaza ka filluar qe prej 27 dhjetorit me objektiv ndaljen e leshimit te raketave nga ana e militanteve te Hamasit ne territorin izraelit.

Deri tani, sipas mediave nderkombetare, numrohen me shume se 500 te vrare.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›