Perpjekje diplomatike per armepushim ne Gaza

Ambasadori egjiptian ne Kombet e Bashkuara, Maxhid Abdel Aziz tha se delegacione ne nivel teknikesh nga Izraeli dhe Hamasi mund te mberrijne sot ne Kajro per bisedime direkte mes tyre.
Ai tha se vendet arabe nuk mund te prisnin derisa Keshilli i Sigurimit te miratonte ndonje rezolute, pasi situata ne Rripin e Gazes eshte urgjente. Ministrat e Jashtem te tre anetareve te perhershem te Keshillit te Sigurimit, Shteteve te Bashkuara, Britanise dhe Frances, po qendrojne ne Nju Jork per te ndihmuar perpjekjet per arritjen e nje marreveshjeje, por deri tani nuk ka asnje zhvillim.
Keshilli i Sigurimit vazhdon te jete i percare lidhur me 2 plane te mundshme per te ndalur ofensiven qe ka ndermarre Izraeli ne Gaze ne pergjigje te sulmeve me raketa te Hamasit ndaj territorit izraelit.
Edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoleza Rajs tha se kishte diskutuar me zyrtaret izraelite dhe qeverite e vendeve arabe per nje plan armepushimi te propozuar nga Egjipti dhe Franca. Ajo tha se arritja e armepushimit ishte e nevojshme.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code