E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e gazit, takohen kreret e Gazprom e Naftogaz

Rusia dhe Ukraina kane zhvilluar gjate nates bisedime per te zgjidhur krizen e gazit per Europen.

Kreret e gjigantit rus Gazprom dhe te kompanise Naftogaz u takuan ne Moske, sipas agjencive ruse te lajmeve, por nuk jane njoftuar detaje nga takimi.

Shtypi rus tha se Alexei Miller dhe Oleg Dubyna, diskutuan rreth menyrave per daljen nga situata e veshtire. Pritet qe detajet te mesohen gjate takimit te tyre te sotem me zyrtare te Bashkimit Europian, ne Bruksel.

Gazprom ka pezulluar plotesisht kalimin e gazit tranzit permes Ukraines, duke thene se Kievi ka bllokuar gazsjellesin, por Ukraina thote se eshte Rusia ajo qe po detyron Europen te vuaje per gaz.

Shume vende evropiane nuk jane furnizuar me gaz, ose u eshte ulur sasia qe marrin.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›