Gaza, Hamasi shtyp grupet radikale
Forcat e sigurisë të Hamasit, duke ruajtur kontrollin e tyre mbi qytetin jugor të Rafahut, përgjatë kufirit me Egjiptin, mbajtën publikun larg ceremonive mortore.
Të paktën 28 persona kanë mbetur të vrarë që prej fillimit të përleshjeve dy ditë më parë ndërmjet Hamasit dhe grupit arab "Luftëtarët e Allahut", lideri i të cilëve kishte shpallur një "emirat" të tipit al-Kaida në Rripin e Gazës.
Këto ishin edhe përleshjet më të ashpra ndërmjet fraksioneve palestineze në këtë territor, që kur Hamasi islamik mori kontrollin e enklavës dy vjet më parë duke dëbuar me forcë forcat e lëvizjes laike Fatah të presidentit Mahmoud Abbas.
Dita e sotme paraqitet e qetë në të gjithë territorin.
Analistët palestinezë mendojnë se duke luftuar grupin "Luftëtarët e Allahut", Hamasi syninte t'u tregonte banorëve të Gazas se është në krye të vendit dhe t'i demonstronte Perëndimit se është i aftë të shtypë grupe më radikale.
Fuqitë perëndimore kanë shmangur Hamasin, që fitoi zgjedhjet parlamentare të vitit 2006, për shkak të refuzimit të grupit islamik palestinez për t'i dhënë fund dhunës dhe njohur ekzistencën e Izraelit.
Megjithatë, Perëndimi po i kërkon gjithashtu Izraelit që të heqë bllokadën që ka bllokuar rindërtimin e territorit që prej ofensivës shkatërruese të janarit, ndërkohë që Hamasit i kërkojnë të lërë mënjanë mosmarrëveshjet me Abbas dhe të fokusohet në bisedimet për paqe.
Hamas deklaroi se lideri i grupit "Luftëtarët e Allahut", Abdel-Latif Moussa, mbeti i vrarë. Ai hodhi veten në herë dje së bashku me një aleat sirian, pasi vrau një ndërmjetës.